Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së, në selinë blu janë bërë takime informale me kryetarin e ri të komanduar Enkelej Alibeaj.
Sipas ABC, Komisioni i Rithemelimit ka vijuar të kontaktojë me deputetët e Grupit Parlamentar të PD-së, të cilëve u është kërkuar që t’i bashkohen lëvizjes së Berishës.
Megjithatë, sqarohet se negociatorë të komanduar nuk ka, as nga ana e PD-së zyrtare dhe as nga Komisioni i Rithemelimit. Ndërkohë, kujtojmë se këto 48 orë do të merret në shqyrtim nga gjykata dokumenti i dorëzuar nga Komisioni i Rithemelimit për Kuvendin Kombëtar të mbajtur më 11 dhjetor në “Air Albania”.
Vendimi që do të marrë Gjykata e Tiranës mund të ndryshojë shumëçka brenda PD, sidomos nëse njihet dokumenti i miratuar nga ky Kuvend.