Takim Yuri Kim – Meta, kreu i PL: Diskutuam mbi bashkëpunimin mes partisë së Lirisë dhe SHBA

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar ditën e sotme me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Meta bëri me dije se gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA-së.

Postimi i Metës:

Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.


Shtuar 23.09.2022 14:42