Deputetja e Partisw Demokratike, Jorida Tabaku ka zbardhur takimin me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.
Me anë të një postimi në Twitter, Tabaku u shpreh se luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar; zgjedhjet e lira dhe të ndershme duhet të jenë kryefjala e politikës. Pjesë e takimit ka qenë edhe Etilda Gjonaj.
“Sot diskutova me ambasadoren amerikane në Shqipëri prioritetet e procesit të integrimit ????????, rëndësinë e përfshirjes së drejtësisë. S’ka rrugë tjetër veç përmbushjes së kushteve për të sjellë ndryshimin: Luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar; zgjedhjet e lira dhe të ndershme duhet të jenë kryefjala e politikës! Gjithashtu fokus të veçantë morën dhe shqetësimet e opozitës & ekspertëve të pavarur mbi nismat e fundit qeveritare si: Amnistia Fiskale, Pasaportat e Arta, Legalizimi i Kanabisit që nuk janë projekte nën frymën e integrimit ndaj i duhet thënë stop. E angazhuar për të mbikëqyrur dhe kontrolluar punën e qeverisë në këtë proces; duhet ndryshuar mentaliteti administratës publike! I bëj thirrje qeverisë ta përdorë procesin e integrimit si një mënyrë për tërheqjen e mijërave të rinjve të talentuar që janë larguar nga Shqipëria”, shkruan Tabaku.