Tabaku: Protesta e pedagogëve në të drejtën e tyre

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në fjalën e saj në Kuvend ka folur për disa çështje dhe u ndal te protesta e pedagogëve, të cilët kërkojnë rritje page.

Tabaku tha se është një protestë e drejtë dhe pa mbështetje.

“Në këtë sallë në 2015 miratuan një Reformë për Arsimin e lartë. Reforma nuk qe vetëm një ligj i miratuar nga qeveria që i jepte asaj pushtet dhe përgjegjësinë ia vinte institucionit. Ajo që ndodh sot me universitetet nuk është as neoliberalizëm, por klientelizëm i pastër politik. Ndërkohë që nafta shkon mbi 200 lekë për litër nuk e ka luksin pedagogu që të ngrejë zërin. A i keni dëgjuar ndonjëherë qeverinë që të sulmoi ato kompani që marrin tendera. Rritja e pagës së mësuesve nuk ka asnjë ndryshim. Çfarë potenciali mund të ketë universiteti kur janë duke mbijetuar për paga. Nuk e di se kush proteston sot, por besoj se nëse sulmojmë sot atë që jep mësim, sot po dekurajojmë arsimin. Ato që janë kundër u nisin tatimet. Një operacion i tatimeve ka nisur për të kontrolluar pagën. E drejta për të protestuar shkelet me dy këmbë. Kushdo që proteston duhet të marrë atë që kërkon. Qeveria duhet të vendosë prioritete. Duhet të vendoset një balancë. Unë e kam të qartë që qeveria ka vendosur balancë tek e dyta. Dëgjojeni protestën e pedagogëve si në të drejtën e tyre. Po vujanë pasojat e krizës dhe keqmenaxhimit” tha Tabaku.

 


Shtuar 20.10.2022 16:13