Tabaku: Po merret borxh për paga, pensione dhe koncesione

Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ka shprehur shqetësimet e opozitës në lidhje me borxhin publik të Shqipërisë.

Tabaku tha se borxhi është rritur shumë dhe nga kjo ekonomia shqiptare nuk ka përfituar asgjë.

“Qeveria e gjeti borxhin në 2013 në vlerën e 6.3 mld euro ndërkohë që në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 borxhi ka kapur vlerën e 10.29 mld euro. Nga një rritje e tillë e borxhit çfarë ka përfituar ekonomia shqiptare?! Dukshëm asgjë!”, u shpreh Tabaku.

Më tej Tabaku tha se po merret borxh dhe për paga e pensione.

“Po merret borxh për paga, pensione dhe koncesione që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Borxhi ka arritur ne 95% te PBB!” tha Tabaku./albeu.com

 


Shtuar 25.10.2021 10:57