Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku, është shprehur se janë në unison edhe me mbështetësit e Berishës të cilët janë pjesë e Komisionit.
Kujtojmë se pjesë e Komisionit janë edhe deputetët e përjashtuar Edmond Spaho dhe Belind Këlliçi.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Jorida Tabaku: Sigurisht që na jep kapital politik. Në fund të ditës jemi duke bërë një betejë politike për të luftuar diçka që e konsiderojmë korruptive. Me aq sa e kam ndjekur këtë çështje në asnjë moment nuk jemi kompleksuar për të folur për këdo. Shikoni dëshmitë a është larguar dikush.
Endri Xhafo: Përse nuk ka asnjë anëtar nga LSI në komision?
Jorida Tabaku: Sepse u kërkua nga PD ngritja e këtij komisioni.
Endri Xhafo: Edmond Spaho është i përjashtuar nga PD…
Jorida Tabaku: Zoti Spaho ka pasur një vendim për ta përjashtuar atë para 3 javësh duhet një vendim Kuvendi për ta përjashtuar, të gjithë deputetët e opozitës janë në unison për këtë aferë.
Endri Xhafo: Keni gjetur gjuhën e përbashkët, unë ju kam ndjekur kur ishit live në inceneratorin e Tiranës, më bëri përshtypje është që faqja zyrtare e PD e ndërpreu kur doli Këlliçi
Jorida Tabaku: Duhet ti pyesësh të gjithë anëtarët e komisionit se kush i ndihmon. Ata janë në mbështetjen time për ta denoncuar këtë dhe të gjithë kemi një interes të përbashkët. Jam unë që u kërkova të vinte te inceneratori i Tiranës. Më duket pa sens për ta diskutuar./albeu.com/