Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar në rrjetet sociale, email-e të cilat tregojnë për pagesa ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Facebook, Tabaku shkruan se bazuar në provat e fundit të publikuara në media tregojnë që ish-ministri Arben Ahmetaj ka njohje të afërt me të gjithë personat që janë shpallur në kërkim”. Po ashtu, ajo shtoi se është detyra e SPAK që t’i shkojë deri në fund dosjes dhe të thërrasë për të marrë në pyetje Ahmetajn.
“Deputeti Ahmetaj, tanimë duhet të thirrur për të dëshmuar e të përgjigjet për shumë akuza dhe dyshime që ngrihen mbi të. Shqiptarët presin me padurim luftën kundër korrupsionit. Aludimet që këto të dhëna janë pjesë e dosjes dhe nuk janë marrë në shqyrtim janë një akuzë e rëndë që SPAK duhet të sqaroj për opinionin publik. Çdo hije dyshimi mbi këtë aferë dhe mbulimin e saj është një hije dyshimi mbi reformën në drejtësi, mbi pavarësinë e institucionet të drejtësisë së rë! Koha ka ardhur ta shohim në veprim ndaj atyre që përmes pushtetit kanë ruajtur paprekshmërinë e tyre edhe kur faktet janë sheshit,“-shkruan ajo ndër të tjera.
t
POSTIMI I PLOTË:
Publikimi nga media i komunikimeve elektronike të pronarëve në kërkim të inceneratorëve e lidhin atë me një nga personat kyç që ka ndikuar në vendimmarrjen shtetërore për të ideuar, miratuar dhe zbatuar skemën korruptive që sot po i kushton buxhetit të shtetit 430 mln euro. Nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët kërkova, ndër të tjera, edhe të dhënat në lidhje me transaksionet bankare të atyre që ishin dhe janë të përfshirë në aferën e 430 mln euro. Jo vetëm që të dhënat e kërkuara nuk iu vendosën në dispozicion komisionit, por ky i fundit u sulmua drejtpërdrejtë nga ata që sot janë në kërkim. Sulmi mediatik, sulmi nga mazhoranca, fushatat me lajme fake në mediat që inceneratorët sponsorizuan ndaj personit tim vazhduan për javë të tëra.
Siç edhe kuptohet sot, nga faktet e publikuara në media, arsyet qenë shumë të forta. Njerëzit e përfshirë në aferën e inceneratorëve, me vlerë 430 mln euro, fshehin sekrete për korrupsionin e ministrave. Arben Ahmetaj, dëshmitar në atë Komision, kur u pyet prej meje nëse kishte udhëtuar apo kishte njohje të afërta me të dyshuarit Zoto, Mërtiri dhe Gugallja iu përgjigj me mohim.
Mirëpo provat e fundit të publikuara në media tregojnë që ai ka njohje të afërt me të gjithë personat që janë shpallur në kërkim. Tashmë është detyra e SPAK që t’i shkojë deri në fund dosjes së këtij Grupi të Strukturuar Kriminal që ka abuzuar me 430 mln euro dhe që më tej ka prodhuar një skemë të pastër Ponzi (pra piramidale) me paratë e shqiptarëve.
Në paditë e dorëzuara në SPAK kam kërkuar që të tre dosjet e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës rë bashkohen në një hetim të vetëm duke qenë se personat e përfshirë janë te njëjtët. Fondet publike të inceneratorit të Elbasanit janë përdorur për të korruptuar vendimmarrjen e Fierit dhe Tiranës e për të financuar me para këto projekte nga një kompani që pa asnjë eksperiencë, pa asnjë kapital e cila erdhi dhe mori një nga koncesionet më fitimprurëse që sot paguan buxheti i shtetit.
Deputeti Ahmetaj, tanimë duhet të thirrur për të dëshmuar e të përgjigjet për shumë akuza dhe dyshime që ngrihen mbi të. Shqiptarët presin me padurim luftën kundër korrupsionit. Aludimet që këto të dhëna janë pjesë e dosjes dhe nuk janë marrë në shqyrtim janë një akuzë e rëndë që SPAK duhet të sqaroj për opinionin publik. Çdo hije dyshimi mbi këtë aferë dhe mbulimin e saj është një hije dyshimi mbi reformën në drejtësi, mbi pavarësinë e institucionet të drejtësisë së rë! Koha ka ardhur ta shohim në veprim ndaj atyre që përmes pushtetit kanë ruajtur paprekshmërinë e tyre edhe kur faktet janë sheshit.