Ta la burri partinë”, Kryemadhi përplaset me Rakipin: Ti më bullizove mua, më more erëzin

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka debatuar ashpër me moderatorin Ylli Rakipi në MCN, ku ishte e ftuar.

Ishte Kryemadhi që e provokoi debatin, pasi u shpreh se partitë shqiptare nuk kanë demokraci të brendshme.

Ishte kjo deklaratë që bëri Ylli Rakipin të reagonte ashpër.

Pjesë nga debati:

Ylli Rakipi: Po pse keni ju demokraci? Ikën burri dhe lë grua kryetare partie… Demokraci është kjo?

Monika Kryemadhi: Midis meje dhe Ilir Metës, ti diskuton karrierën time politike, që nuk e meritoj unë? Ti kërkon të më intimidosh. Unë kam hyrë në PS përpara të gjithëve. Mos më konsidero mua burrë dhe grua… Unë e kam për nder që jam gruaja e Ilir Metës.

Ylli Rakipi: Ju partitë i keni pronë.

Monika Kryemadhi: Pse ju emisionin “Të Paekspozuarit” e keni pronë?

Ylli Rakipi: Po e kam të regjistruar.

Monika Kryemadhi: Po ju jeni producenti por frekuencat janë të publikut.

Ylli Rakipi: Po patjetër, ndaj po ndeshemi ne të dy. Unë jam gazetar, ti politikane.

Monika Kryemadhi: Ti më bullizove mua, më more erëzin.

Ylli Rakipi: Jo moj, ti ke më shumë kontribute se Meta në LSI./albeu.com/

 

 


Shtuar 3.02.2022 21:51