Gjatë ditës së djeshme mbeti i plagosur, Ardit Kërtusha, ish-kandidati i Partisë Socialiste.
Ngjarja ndoshi në Durrës, në lokalin e reperot të njohur Noizy dhe Kërtusha u plagos me 3 plumba në këmbë.
Ndërkohë policia ka deklaruar se plagosja e tij ka ndodhur pas një konflikti të çastit me një person me të cilin ishte në lokal.
Por në një deklaratë të tij për media, Kërtusha ka thënë se policia po shpërndan një mjegullnajë, pasi në të vërtetë, ai ka shpëtuar për mrekulli nga një atentat i mirëfilltë.
Sipas Kërtushës, personi që iu afrua dhe e qëlloi kishte dy pistoleta me vete, mbante kapelë, maskë anti-Covid e syze të errëta.
“Nga jashtë lokalit ka ardhur një djalë i ri, i cili mbante në fytyrë një maskë anti-covid, me syze të errëta dhe kapele në kokë. Sapo është afruar tek tavolina ku isha, atentatori ka nxjerrë një pistoletë dhe qëlloi në drejtimin tim. Por, pistoleta u bllokua pasi ka qëlluar vetëm 1 herë, ndërsa atentatori futi dorën në një çantë që mbante me vete, nga ku nxori një pistoletë të dytë. Unë u largova me shpejtësi sapo pash që pistoleta u bllokua. Ai më ndoqi dhe qëlloi edhe dy herë të tjera. Një prej plumbave më kapi në këmbë. Nuk ka qenë sherr banal, tentuan të më bënin atentat nga vrasës me pagesë. Personi qëlloi katër herë por iu bllokua pistoleta. Një prej plumbave më kapi në këmbë. Është e paqartë se përse Policia e Durrësit nxitoi të shpërndante një mjegullnajë për dinamikën e ngjarjes, duke e konsideruar si një “konflikt të çastit”. Ishte atentat nga vrasës me pagesë”, deklaroi Kërtusha.
Kujtojmë se Kërtusha në vitin 2020 kandidioi edhe për kreun e PS në Durrës por më pas u tërhoq, teksa para zgjedhjeve të 25 prillit, iu bashkua PD dhe zhvilloi takime me Lulzim Bashën.