Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Librazhdit, ku një 27-vjeçar ka plagosur me armë zjarri një person në një nga lokalet e qytetit.
Burime për AlbEu.com, bëjnë me dije se pas një sherri mes të rinjve, 27-vjeçari Albi Biçaku, ka qëlluar në drejtim të një lokali k ishin ulur disa të rinj, duke plagosur në këmbë 35-vjeçarin Shpëtim Skura, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që policia ka ngritur postoblloqe në qytet për të bërë të mundur kapjen e 27-vjeçarit i cili është larguar nga vendngjarja menjëherë me një makinë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se shënjestër e 27-vjeçarit kishte qenë një tjetër person, i cili më herët kishte patur një zënkë me vëllain e Albi Biçakut.
/AlbEu.com/