Jose Mourinho nuk ka filluar pun ende si teknik i Romës, por në mendjen e tij planet për të ardhmen me verdhekuqtë janë të mëdha.
Sipas asaj që raporton “Corriere Dello Sport”, Mourinho ka zgjedhur portierin e ri për ekipin e tij dhe ai është Mike Maignan, gardiani francez i Lilës.
Maignan është një objektiv i vjetër i Milanit, e cila po pret Donnarummën të vendosë të ardhmen e tij, por drejtori i sportiv i verdhekuqve Tiago Pinto ka nisur negociatat me klubin francez me kërkesë të Mourinhos.
27 vjeçari u thirr si portier i tretë i kombëtares franceze nga trajneri Didier Deshmap, por të gjithë e shohin si pasardhësin e portës së “gjelave”, gardianin e Lilës e cila është vetëm një ndeshje larg shpalljes kampion në Francë duke mundur konkurrencën e PSG-së.
Nuk dihet se çdo të ndodhë me të ardhmen e Maignan, por ambiciet e Mourinhos me kryeqytetasit janë të mëdha.