Superliga Europiane “noton” në para

Krijimi i Superligës Europiane, ku deri më tani kanë dhënë miratimin 12 klubet më të mëdha të Kontinetit kanë vënë në lëvizje UEFA-n dhe FIFA-n.

Dy institucionet më të larta të futbollit botëror janë kundër këtij turneu, gjithsesi ajo që vlen aktualisht për klubet janë paratë dhe Superliga është një minierë e tyre.

Por kush do e financojë këtë turne dhe sa do fitojnë klubet? Agjensia e lajmeve Reuters njoftoi se JP Morgan është financuesi kryesor i turneut. Grupi me bazë në New York e ka konfirmuar vetë përmes një emaili.

Turneu i ri vjetor do të sigurojë një rritje ekonomike më të lartë dhe mbështetje për futbollin evropian përmes një angazhimi afatgjatë për të paguar kontribute solidariteti pa një tavan, i cili do të rritet në përputhje me të ardhurat e kampionatit.

Këto kontribute të solidaritetit besohet të jenë dukshëm më të larta se ato të gjeneruara nga konkursi aktual evropian dhe pritet të tejkalojnë 10 miliardë euro në sezonin fillestar.

Ndërkaq, 15 klubet themeluese të turneut do marrin një shifër prej 350 milionë euro vetëm me marrjen pjesë, shifër e lartë që mund të pësojë rritje nga kontratat e sponsorizimit individuale të klubeve.

Klan News

Shtuar 19.04.2021 04:04