Superliga Europiane fut në mes dhe politikën, ja kujt i del në mbështeje Macron

Formimi i Superligës Evropiane për klube po vazhdon t kritikohet nga figurat e njohura sportive dhe jo vetëm.

Së fundmi, është presidenti i Francës, Emanuele Macron që u ka dalur në krah skuadrës së Paris Saint-Germainit për mospërfshirjen në këtë Superligë të krijuar nga 12 klubet angleze, italiane dhe ato spanjolle.

Zëdhënësi i qeverisë franceze ka deklaruar për “RMC” se presidenti francez e ka mirëpritur vendimin e klubeve franceze që refuzuan Superligën Evropiane.

“Presidenti mirëpret pozicionimin e klubeve franceze që refuzuan të marrin pjesë në një project që kërcënon parimin e solidaritetit dhe meritës sportive”, tha zëdhënësi i qeverisë.

Ndryshe, klubet si Milan, Arsenal , Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur tashmë janë bashkuar me iniciativën.

 

Ende asgjë nuk është zyrtare dhe e konfirmuar nga organizatorët e Superligës, për detajet dhe formatin se si do të organizohet ky kompeticion.


Shtuar 19.04.2021 17:49