Super Partizan, “demat e kuq” fitojnë me “poker” ndaj Kukësit (VIDEO)

Nuk ndalet Partizani dhe të kuqtë tashmë janë si një kandidat potencial në betejën e titullit kampion. Partizani është në rrugë të mbarë dhe ka “shkërmoqur” Kukësin me rezultatin 4-0 në sfidën e luajtur në “Air Albania”.

Të kuqtë tashmë bashkëkryesojnë me shkodranët dhe janë në vend të dytë, ndërsa Partizani po fitonte në kryeqytet, është Teuta që ndalet e natyrisht që ky sukses i vlen shumë të kuqve.   Golat e Asanit, Çinarit, Xhuniorit e Malës e kanë bërë edhe më të bukur suksesin e të kuqve…


Shtuar 24.04.2021 18:11