Sulmuesi i Fulham nuk përmbahet, shënon dygolësh dhe thyen rekordin historik si askush tjetër

Fulham mundi Luton Town me rezultatin e thellë 7-0, duke fituar automatikisht kampionatin pasi mundi të festonte rikthimin e tyre në Premier League më 19 prill.

Ylli i mbrëmjes ishte Aleksander Mitrovic, i cili shënoi dy gola për ekipin anglez që e lejoi atë të thyejë një rekord të të gjitha kohërave, me 43 gola në një sezon të vetëm.

Ai është golashënuesi më i mië në një sezon të vetëm në historinë e futbollit modern në Angli. Lojtari nga Seriba kaloi Guy Wittingham i cili kishte shënuar 42 gola në një sezon të vetëm për Portsmouth në sezonin 1992-1993./ h.ll/albeu.com