Sulmoi një grup personash me shkop bejsbolli, dënohet me burg shqiptari në Britani

23 vjeçari shqiptar Argjend Canaku është dënuar me 22 muaj burg në Angli pasi sulmoi një grup personazh me shkop bejsbolli dhe me thikë. Mediat britanike kanë publikuar momentin ku i riu shqiptar hyn në një dyqan në Oksford duke vërtitur një shkop bejsbolli dhe sulmoi personat që ishin aty.

Avokatja e tij kërkoi nga gjykatësi një dënim komunitar ose një dënim me kusht duke thënë se ai kishte kaluar një fëmijëri traumatike në Shqipëri pasi babai i tij polic ishte vrarë. Pasi kërkoi azil në Britani, ai kishte qëndruar për pak kohë me një burrë të moshuar përpara se të strehohej nga shërbimet sociale.