Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për sulmin në uzinën e armëve në Gramsh.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani u shpreh se ka komunikuar me homologun e saj Bajram Begaj.
Osmani u uron shërim të shpejtë ushtarëve dhe thekson se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Fola me Presidentin Bajram Begaj, për sulmin e fundit ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi. Institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme”, ka shkruar Osmani./albeu.com/