Sulmi ndaj Top Channel, Hoxha: Makina e tretë që përdoret për krim që vjen nga Shkodra

Gazetari Artan Hoxha ka vënë një paralele mes tre ngjarjeve të fundit kriminale: sulmit ndaj Top Channel, ngjarjes në Don Bosko ku humbi jetën punonjësja Mimoza Paja dhe ngjarjes së Elbasanit në shkurt, ku u kap makina me armë, gati për të kryer një atentat.

Sipas Hoxhës në të treja rastet, mjetet e përdorura për krimin kanë ardhur nga Shkodra.

Dje kam kërkuar me këmbëngulje përse nuk është vënë shpërblimi, sot është një shpërblim nga më të mëdhenjtë. Duhej të kishte një indetikit. Është ngjarja e tretë që makina vjen nga Shkodra. Edhe tek ngjarja e Don Boskos edhe tek ajo e Elbasanit makina vinte nga Shkodra.Si bëhet ? Shkohet në Shkodër, dihet kush operon dhe pyesin 4-5 grupe”, tha Hoxha.


Shtuar 28.03.2023 23:11