Sulmi ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, arrestohet një nga autorët

Ministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo, në Leposaviq, me datë 29 maj, sapo është arrestuar.

“Nemanja Vllaskoviq do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë.

Të lidhura

None found

Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë”, ka shkruar Sveçla në facebook.

Ai ka përgëzuar Policinë e Kosovës për punën në hetimin dhe arrestimin e sulmuesit të dyshuar të gazetarëve.

Sulmet ndaj gazetarëve në komunat veriore të Kosovës, janë shpeshtuar javët e fundit, derisa ata po raportojnë për zhvillimet në këtë pjesë të vendit.

Më 16 qershor, gazetarët janë sulmuar sërish në Leposaviq, derisa po mbulonin vizitën e ministrit të Adminsitrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Elbert Krasniqi, te kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se gjatë tensioneve të fundit në veri të Kosovës janë shënuar 28 sulme në dretim të ekipeve të mediave. /REL


Shtuar 16.06.2023 19:35