Detaje të reja janë zbuluar lidhur me dhunën e ushtruar mëngjesin e sotëm ndaj avokatit Sokol mëngjesi, në zonën e ish-Bllokut
Raportohet se gjendja e tij është e stabilizuar. Në spital ka qenë edhe drejtori i policisë Tonin Vocja.
Sakaq, policia është drejt identifikimit të autorëve, ku janë identifikuar dy prej tyre.
Mësohet se autorët e kanë mbajtur Mëngjesin nën vëzhgim dhe më pas mëngjesin e sotëm e kanë sulmuar.
Kamerat e sigurisë, pamjet e të cilave janë sekuestruar nga autoritetet, kanë regjistruar tre autorët të veshur me të zeza dhe me kapele.