“Sulmi” më i madh që pas kapjes së Pablo Escobar, si u shkatërrua karteli “Supergang” i 4.3 tonëve kokainë

Një kartel kolumbian që besohet se po punon me mafien në një partneritet të drogës “Supergang” dyshohet se qëndron pas një ngarkese rekord prej 4.3 tonësh kokainë me vlerë më shumë se 200 milionë funte të kapur në Itali.

Udhëheqësi i Clan del Golfo u ekstradua së fundmi në SHBA pas një bastisjeje dramatike në xhungël, e cilësuar si më e rëndësishmja që nga rënia e Pablo Escobar.

Ndërkohë përveç drogës, policia konfiskoi edhe rreth 1.85 milionë euro në gjendje kesh.

Duke e përshkruar atë si një nga konfiskimet më të mëdha të drogës në Evropë, policia tha se operacioni erdhi pas një hetimi ndërkombëtar që pa urdhër-arreste të lëshuara në gjashtë vende të ndryshme.

Në total, 38 persona janë në kërkim në Bullgari, Kolumbi, Kroaci, Itali, Holandë dhe Slloveni pas një hetimi njëvjeçar.

Operacioni vjen pas frikës së përhapur gjerësisht në Europë, se mafia dhe kartelet kolumbiane të drogës kanë zhvilluar gjithnjë e më shumë lidhjet e tyre për të përmirësuar importin e kokainës në kontinent.