Personi i dyshuar i sulmit në paradën e 4 korrikut në Çikago, ku mbetën të vrarë 6 persona, sipas policisë amerikane e ka bërë planin për javë të tëra, raporton BBC.
Organet e zbatimit të ligjit besojnë se Robert Crimo III, 21 vjeç, bleu në mënyrë të ligjshme pushkën me fuqi të lartë që përdori në sulm.
I dyshuari besohet të jetë maskuar me rroba grash për të mos u identifikuar dhe për t’u larguar më shpejt nga vendngjarja, shtuan zyrtarët.
Kujtojmë se nga të shtënat e ditës së hënë, përveç 6 viktimave, mbetën të plagosur rreth 30 persona./albeu.com