Rreth ngjarjes së rëndë në Deçan të Kosovës ku ndodhi një sulm me armë dhe shkaktoi 3 viktima ka reaguar edhe kryedemokrati Lulzim Basha.
Duke i shprehur ngushëllimet familjes, Basha iu ka uruar shërim të shpejtë nxënësve të plagosur.
“Dhimbje dhe trishtim për ngjarjen e sotme në Deçan. Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave.
Shërim të shpejtë nxënësit që po merr ndihmën mjekësore. Jam i sigurt se autoritetet do bëjnë gjithcka për zbardhjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij krimi makabër”, shkruan Basha. /albeu.com/