Sulmi masiv me 8 viktima në Serbi, dalin pamjet nga momenti i arrestimit të vrasësit, me kokën ulur dhe pranga në duar

Dy ditë pas maskarës me 9 viktima në shkollën fillore në qendër të Beogradit, Serbia është tronditur nga një tjetër sulm i përgjakshëm.

Tetë persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën nga të shtënat masive që ndodhën në disa fshatra të Mlladenovcit, në territorin e qytetit të Beogradit mbrëmjen e djehsme rreth orës 23:00.

Të lidhura

None found

Autori i sulmit të përgjakshëm është 21-vjeçari Uroš Blažić, i cili u arrrestua nga autoritetet serbe.

Pas tetë orësh, vrasësi është gjetur në Vinjishtë afër Kragujevcit, falë aksionit intensiv të policisë serbe, e cila gjatë gjithë natës ka qenë në terren me të gjitha forcat në dispozicion, ndërsa është publikuar foto nga momenti i arrestimit.

Ai qëlloi në tri vende – në fshatin Dubonë, Malo Orašje dhe Šepšin dhe mbolli vdekjen me armë automatike, duke vrarë njerëz të pafajshëm.

Të plagosurit që u dërguan në urgjencë janë në gjendje të qendrueshme.

I dyshuari ka precedentë penal.

Mes  8 të vdekurve është një polic i ri që nuk ishte në detyrë në atë moment dhe motra e tij. Ai qëlloi edhe fëmijë të pafajshëm./albeu.com/ 


Shtuar më 5.05.2023 10:33

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş