Zv. kryeministre, dhe njëkohësisht edhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka vlerësuar ofertën e deputetit demokrat, Ervin Salinaji, i cili u shpreh i hapur për të bashkëpunuar me maxhorancën në lidhje me menaxhimin e sulmeve kibernetike iraniane ndaj vendit tonë.
Në fjalimin e saj në parlament Balluku tha se vendi ynë po përballet me një sulm kibernetik të paprecedentë dhe të sponsorizuar.
“Vlerësoj ofertën e Salinjit për bashkëpunim, pasi kur ndodh një sulm i këtyre përmasave që nuk ka asnjjë krahasim me sulme normale. Ka qenë sulm i sponsorizuar.
Po përballemi me diçka të paprecedente. Salianji të falendroj për ofertën e bashkëpunimit. Ne këtë e vlerësojmë si qeveri dhe maxhorancë. Qëllimi i sulmit kiberentik ishte fshirja e të dhënave”, tha Balluku në Kuvend./alebu.com