Por kjo nuk është hera e parë që BE i anulon Shqipërise grante. Veç Portit të Durrësit, një tjetër rast ishte ai i Hidrocentralit të Skavicës. Fillimisht projekti u mbështet nga Fondi i Investimeve të Ballkanit Perëndimor, por me daljen në skenë të amerikanëve të Bechtel, Bashkimi Evropian u tërhoq nga granti në janarin e vitit 2021. Po ashtu, WBIF në vitin 2018 ka anuluar grantin 350 mijë euro për studimin e fizibilitetit të rrugës Milot Balldre, për shkak se qeveria shqiptare vendosi ta japë me koncension./faktoje.al