Sulmi i përgjakshëm në qendrën e dëshmitarëve të Jehovait në Gjermani, të paktën 7 të vrarë

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas të shtënave në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg të Gjermanisë.

Personi i armatosur hapi zjarr në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait në lagjen Alsterdorf dhe u largua.
Sakaq policia bën me dije se autori ka vepruar i vetëm dhe mendohet se ka vdekur, raporton BBC.

Është e paqartë nëse sulmuesi është në mesin e shtatë viktimave të raportuara nga mediat gjermane.

“Ende nuk ka informacion të besueshëm për motivin”, thotë policia.

Qytetarët janë lajmëruar përmes aplikacionit të paralajmërimit të hershëm të urgjencës në celularët e tyre, “për të shmangur zonën e sulmit.

Sipas rrjetit RTL, një operacion i madh nga policia dhe ekipet e shpëtimit është duke u zhvilluar, ndërsa zona është rrethuar. Dëshmitarët okularë folën për të shtëna të njëpasnjëshme./AlbEu.com/