Ditën e sotme gjatë seancës parlamentare kryetari I PD Lulzim Basha sulmoi Sali Berishën, Edi Ramën dhe Ilir Metën duke I barazuar para shqiptarëve.
“Thuaj të ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën, thuaj. Bëj foltore dhe ti, bashkohu me ta dhe bëni një trekëndësh dhe qani hallet. Trekëndëshi i Bermudës i ka ditët e numëruara. Shpëtim, nga ajo për të cilën i keni hyrë në hak shqiptarëve nuk keni për të pasur. Gjërat kanë ndryshuar një herë e mirë…”- tha Basha në Kuvend.
Pas kësaj deklarate të fortë, ka reaguar deputeti i PD, Edi Paloka i cili i ka tërhequr vëmendjen Bashës i cili sipas tij bëri gabim politik dhe njerëzor duke vendosur në shenjë barazimi Sali Berishën dhe Edi Ramën.
Paloka i kërkoi Bashës që në petkun e kryetarit të PD-së nuk mund të bëjë këtë krahasim.
“Ky eshte gabim i madh zoti Basha ! Gabim i madh politike e njerezor ! Sado mllef te te jete mbledhur keto kohe nga nje situate qe ne fakt vete e krijove, nuk mund ti lejosh vetes te vendosesh kurre e ne asnje rrethane , shenje barazimi mes Sali Berishes dhe Edvin Rames ! Te pakten jo duke perfaqesuar demokratet”, shkruan Paloka. /albeu.com/