Sulmet ruse ndaj Zaporizhzhias, kreu i IAEA: Një ditë s’do kemi më fat, duhet të bëjm më shumë

Rafael Grossi, kreu i IAEA, ka thënë se termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia u detyrua përsëri të funksiononte në gjendje emergjence pas sulmeve të fundit ruse.

Në deklaratën e tij për bordin e tij të guvernatorëve më herët, ai tha se duhet bërë më shumë kujdes për sigurinëbërthamore.

“Jam i habitur nga vetëkënaqësia – çfarë po bëjmë për të parandaluar që kjo të ndodhë? Ne jemi IAEA, ne duhet të kujdesemi për sigurinë bërthamore. Çdo herë ne luajmë me fatin. Dhe nëse e lejojmë që kjo të vazhdojë herë pas here, atëherë një ditë s’do të kemi më fat”, tha ai.

“Unë u bëj thirrje të gjithëve në këtë dhomë sot dhe gjetkë – ne duhet të angazhohemi për të mbrojtur sigurinë dhe sigurinë e uzinës. Dhe ne duhet të angazhohemi tani. Ajo që na duhet është veprimi”, shtoi ai.


Shtuar 9.03.2023 11:55