Sulme të reja ajrore në Kiev, vriten 3 persona, mes tyre një e mitur

Kievi është sulmuar sërish nga forcat ajrore ruse gjatë natës.

BBC raporton se sulmi i ri me raketa ka lënë të vrarë tre persona, midis tyre edhe një vazjë 11-vjeçare. Giajtë muajit majit Rusia ka sulmuar vazhdimisht kryeqytetin ukrainas me raketa dhe drone.

Sulmi i fundit, në të cilin u raportuan 11 persona të tjerë të plagosur, ndodhi në rrethet lindore Desnyanskyi dhe Dniprovskyi, ku u vranë udy gra.

Ky është sulmi i katërt këtë javë dhe vjen pas 17 sulmeve të nisura në kryeqytetin ukrainas gjatë gjithë majit. Shumica e sulmeve u zhvilluan gjatë natës, megjithëse të paktën një ndodhi gjatë ditës.

Ndërkohë, zyrtarët e mbështetur nga Rusia në pjesën e pushtuar të rajonit lindor të Ukrainës Luhansk thanë se pesë persona ishin vrarë dhe 19 u plagosën nga bombardimet ukrainase në një fermë pulash të mërkurën.

Të enjten në mëngjes, guvernatori i rajonit perëndimor rus të Belgorodit, i cili kufizohet me Ukrainën, tha se të paktën dy persona ishin plagosur në një sulm në qytetin Shebekino, për të cilin ai fajësoi trupat ukrainase.

Gjatë javëve të fundit, Rusia , e cila filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë në Ukrainë në shkurt 2022 , ka përdorur drone kamikaze, si dhe një sërë raketash lundrimi dhe balistike për të sulmuar objektivat në Ukrainë.

Kievi ka qenë shu i shënjestruar dhe analistët besojnë se Moska po përpiqet të shterojë dhe dëmtojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës përpara një kundërsulmimi të shumëpritur, të cilin qeveria ukrainase e ka planifikuar prej muajsh./albeu.com/ 


Shtuar 1.06.2023 09:19