Sulme me thikë në një qendër tregtare në Suedi, disa të plagosur

Shumë persona janë plagosur pas një sulmi me thikë në një qendër tregtare suedeze.

Dy persona janë dërguar në spital dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Sulmi ndodhi rreth orën 08:30 të mëngjesit, në qendër të Västerås .

Magnus Jansson Klarin, një zëdhënës i policisë, tha se ka pasur një arrestim dhe ata nuk dyshojnë për përfshirje të personave të tjerë, shkruan Daily Mail.

Sipas informacioneve për Aftonbladet, policia ka konfirmuar se personat janë plagosur me një objekt të mprehtë. Ngjarja po hetohet si tentativë për vrasje.

Zona është bllokuar dhe ka prani të madhe të forcave policore.