Sulm me katër viktima në SHBA, mes tyre një fëmijë

Katër persona, duke përfshirë një fëmijë u vranë në Kaliforni të ShBA të mërkurën në mbrëmje si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri. Ndërkohë një person tjetër raportohet se ka mbetur i plagosur.

Autoritetet policore thanë se morën një telefonat për të shtëna me armë zjarri në një kompleks zyrash dhe shkuan menjëherë.

Ndërkohë autori ka mbetur i plagosur, por nuk dihet nëse është plagosur nga policia apo në rrethana të tjera.

Në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri. Ndërsa nuk dihen ende detajet e ngjarjes.

Policia thotë se aktualisht nuk ka rrezik për qytetarët.


Shtuar 1.04.2021 08:50

Tags: ,