Sulm me dronë ndaj Shën Petersburgut, goditet një terminal nafte në port dhe shpërthejnë zjarre, në alarm qyteti i lindjes së Putin

Shën Petersburgu, qyteti ku ka lindur presidenti rus Vladimir Putin, është tronditur nga një varg shpërthimesh, ndërsa mediat ukrainase raportojnë se një terminal nafte në zonën portuale është goditur nga një sulm me dronë.

Të lidhura

None found

RBC-Ukrainë, duke iu referuar kanaleve publike ruse në Telegram, mes tyre edhe grupit OSINT Exilenova+, bëri të ditur se pas goditjes së terminalit u regjistruan shpërthime dhe zjarre. Më herët, autoritetet vendore kishin paralajmëruar për ndërprerje të mundshme të internetit, por pavarësisht kësaj banorët shpërndanë në rrjetet sociale video dhe foto që pretendohet se paraqesin pasojat e sulmit.

Në një tjetër njoftim, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 389 dronë ukrainasë me krahë fiks në rajone të ndryshme të pjesës evropiane të Rusisë, në harkun kohor nga ora 20:00 e së premtes deri në orën 07:00 të së shtunës, sipas kohës së Moskës.

Sipas autoriteteve ruse, këta dronë u interceptuan në rajonet Belgorod, Bryansk, Kaluga, Krasnodar, Kursk, Leningrad, Lipetsk, Moskë, Novgorod, Orel, Pskov, Ryazan, Rostov, Saratov, Smolensk, Tula, Tver dhe Vladimir, si edhe mbi Krimenë e aneksuar, Detin e Zi dhe Detin Azov.

Po ashtu, Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror, Rosaviatsia, njoftoi se gjatë natës mes së premtes dhe të shtunës aeroportet e Ivanovos dhe Pskovit u mbyllën përkohësisht për arsye sigurie.


Shtuar 4.07.2026 09:37

en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkMilanobetHoliganbetJojobetultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikbetosferKickmatbetlunabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetPadişahbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetPerabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibom