Dy persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën, si pasojë e të shtënave me armë zjarri pranë disa bareve në Qendër të Oslos këtë të shtunë.
Policia ka arrestruar autorin e dyshuar të të shtënace që ndodhën pas mesante me kohën lokal, në tre lokacione, duke përfshirë një bar homoseksualësh, afër njëra-tjetrës në qendër të kryeqytetit norvegjez.
Policia raportoi dy të vdekur dhe 14 të plagosur dhe tha se ishin sekuestruar dy armë.
“Tani gjithçka tregon se ka qenë vetëm një person që ka kryer këtë akt”, tha zyrtari i policisë Tore Barstad në një konferencë për shtyp.
Megjithatë, policia vendosi forca shtesë në kryeqytet për të parandaluar incidente të tjera, ndërsa Barstad nuk e specifikoi nëse ishte një akt terrorist.
I dyshuari u arrestua 5 minuta pasi policia mori raportet e para për të shtëna me armë zjarri. Të shtënat ndodhën pranë një klubi homoseksualësh, klubit të xhazit Herr Nilsen dhe një dyqani ushqimor.
Zyrtarët e policisë u mblodhën për të shqyrtuar ndikimin e të shtënave në organizimin e marshimit të Krenarisë në Oslo, i cili do të zhvillohet të shtunën pasdite.
Policia e armatosur rëndë e pajisur me jelek antiplumb dhe helmeta patrulloi në vendin e të shtënave.