Sulm me armë në një supermarket në SHBA, dy të vdekur

Dy persona kanë humbur jetën në një sulm në një supermarket në Oregon të SHBA-ve. Ngjarja ndodhi gjatë natës të dielën.

Oficerët iu përgjigjën raporteve për një sulmues aktiv në dyqanin në Bendin verilindor pak pas orës 19:00, tha zëdhënësja e Departamentit të Policisë Bend, Sheila Miller për Fox News Digital.

Raportohet se një person hapi zjarr me armë parkimin e supermarketet, dhe më pas hyri brenda dyqanit dhe qëlloi sërish. Sulmuesi vazhdoi të ecte nëpër dyqan dhe qëlloi dhe vrau dy persona. Ndërkohë, i vdekur mbeti edhe vetë autorin.


Shtuar 29.08.2022 10:39