Sulm me armë në Gjermani, një i vrarë dhe një i plagosur

Një person  u vra dhe një tjetër u plagos rëndë në një incident me të shtëna në Offenbach am Main në Gjermaninë perëndimore të dielën në mbrëmje, sipas selisë së policisë rajonal.

Viktimat e sulmit u qëlluan rreth orës 20:18 me orën lokale në qendër të qytetit, tha një zëdhënës i policisë së selisë së policisë së Hessen Juglindore, e cila ndodhet në Offenbach am Main.

I dyshuari është në arrati, ndërsa ka nisur puna për kapjen e tij. Kërkimi po bëhet bë shkallë të gjerë, përfshirë dhe angazhimin e helikoperëve të policisë./albeu.com