Sulm ajror në burgun e Jemenit, shënohen mbi 70 viktima

Një sulm ajrore ka ndodhur në një qendër paraburgimi në Jemen ku kanë mbetur të vdekur më shumë se 70 njerëz

Objekti në Saada, një bastion i lëvizjes rebele Houthi në Jemenin veriperëndimor, u godit të premten.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha në një deklaratë se “përshkallëzimi duhet të ndalet”.

Në një deklaratë, sot, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite që lufton rebelët Houthi në vend mohoi se kishte kryer sulmin ajror.

Koalicioni tha gjithashtu se vendi nuk ishte në një listë objektivash për të shmangur që ishte rënë dakord me OKB-në dhe nuk ishte raportuar nga Kryqi i Kuq.

Forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite kanë luftuar kundër rebelëve Houthi që nga viti 2015. Dhjetëra mijëra civilë, duke përfshirë më shumë se 10,000 fëmijë, janë vrarë ose plagosur si rezultat i drejtpërdrejtë i luftimeve.

Miliona janë zhvendosur dhe shumica e popullsisë është në prag të urisë.

Disa orë pas sulmit ajror, punonjësit e shpëtimit po nxirrnin ende trupa nga rrënojat dhe shpresat për gjetjen e të mbijetuarve po shuhen, thotë korrespondentja e BBC-së për Lindjen e Mesme, Anna Foster.

Numri i saktë i të vdekurve është i paqartë. Médecins Sans Frontières (MSF) tha se të paktën 70 njerëz u vranë, megjithëse numri pritet të rritet./albeu.com

Shtuar 22.01.2022 08:29