Besimtarët bektashinjë festojnë sot ditën e Sulltan Novruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu në Qabe, në të cilën sipas legjendës çdo gjë ringjallerohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin.
Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët përmes një postimi në rrjetet sociale, në këtë ditë të shënuar.
Urimin Rama e shoqëroi me një fotografi të zgjedhur nga Sari Salltiku.
“MIRËMËNGJES
dhe me teqenë magjike të Sari Salltikut e me urimin për besimtarët bektashinj në këtë ditë të shënuar sot për ta, ju uroj të gjithëve një ditë me dritë brenda vetes”, shkruan Rama./albeu.com/