Deputeti demokrat, Dashnor Sula, kritikoi sot nga Kuvendi mënyrën se si mazhoranca po menaxhon fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Ai tha se Rama po gënjen shqiptarët me rritje pagash për fushatë. Ndërsa kërkoi që senacat parlamentare të mos ndërpriten për interesat e fushatës elektorale,
Dashnor Sula: Pyetje kam për maxhorancës; pse e vutë taksën e hirrës ju para një viti. Ju nuk lini gjë pa rënë në tokë, edhe hirrën dhe frymën e taksoni. Nuk jemi kundër të hiqet kjo taksë. Po hiqni taksën për karburantet, hiqni taksën për fermerët, që po vuajnë çdo ditë. A ishin këtu në 23 dhjetor për rialokimin e fondit që kishte ngelur dhe kërkuam që t’ja jepnit fermerëve. Banka Botërore, FMN e radhisin Shqipërisë si vendi më i varfër deri në 2028-ën. Më gjeni një raport që ju të keni diçka pozitive. Ekonomia shqiptare është në ditët e saj më të këqija. Rruga që keni marrë është e gabuar. Atë rritjen e pagës po e bëni tani për fushatë. Rreni, mashtroni për fushatë. Por kishit kohë para disa vitesh. Është për të ardhur keq. S’ka për të pasur parlament deri në fushatë, se e keni mendjen te zgjedhja. Jo mo jo, duhet të bëhet seancë çdo javë. Mos e mbyllni parlamentin, pasi parlamenti nuk duhet të ndërpresë punimet me rregullore./albeu.com/