Suedia “lan hesapet” me pandeminë Covid

Situata e Covid-19 në Suedi po shkon drejt përmirësimit dhe vendi nordik po përparon me lehtësimin e masave për qytetarët e saj.

Ditën e sotme, Suedia bëri një hap tjetër drejt normalizimit të jetës së përditshme të qytetarëve të saj, duke hequr detyrimin për tu testuar për coronavirusin të gjithë personat që janë vaksinuar plotësisht, për personat që janë infektuar kohët e fundit me COVID-19 dhe fëmijët deri në moshën gjashtë vjeçare.

Në konferencën për shtyp të Institutit Suedez të Shëndetit Publik, u shpjegua se kategoritë e përmendura të qytetarëve thjesht duhet të qëndrojnë në shtëpi derisa të shërohen në rast simptomash. Ata mund të kthehen në punë, kolegje ose shkolla pa testuar edhe nëse të gjitha simptomat e sëmundjes nuk janë zhdukur.

“Për ata që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19, ekziston ende një detyrim për t’u testuar në rast simptomash. E njëjta vlen edhe për kontaktet e personave të tillë, punonjësve të shtëpive të pleqve, punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe të gjithë udhëtarëve që hyjnë në Suedi nga kontinenti Evropë”, shpjegoi Karin Tegmark Ëisell, zëvendësepidemiologu Kryesor i Shtetit.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, 14,922 njerëz kanë vdekur në Suedi që nga fillimi i pandemisë, me një normë vdekshmërie prej 145,08 për 100 mijë banorë, duke e bërë Suedinë 46-të në botë dhe 28 -të në Evropë.
Lehtësimet e fundit të bëra nga shteti nordik vijnë pas disa fazave të tjera lehtësimesh të masave që ky vend ka ndërmarrë, duke e çuar vendin drejt normalizimit të plotë të situatës./albeu.com