Stuhia vdekjeprurëse në Filipine, të paktën 123 viktima

Të paktën 123 persona kanë humbur jetën nga stuhia tropikale vdekjeprurëse që ka pushtuar Filipinet ditët e fundit.

Ushtria filipinase është zotuar të vazhdojë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e goditura nga stuhia tropikale Maggie.

Stuhia tropikale ka shkaktuar rrëshqitje të mëdha dheu që branë të paktën 123 njerëz, shkruajnë mediet e huaj.

Maggie është cikloni i parë që kofiti Filipinet këtë vit, një arkipelag me më shumë se 7600 ishuj, që përballet mesatarisht me 20 stuhi tropikale në vit.

Tetëdhjetë e gjashtë nga të vdekurit u gjetën në Baybay, një zonë malore e Qarkut Leite ku rrëshqitjet e dheut ndodhin shpesh. Ndërkohë 236 persona të tjerë u plagosën , thanë autoritetet lokale.


Shtuar 14.04.2022 10:14