Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Kombit, pranë Kukësit. Burime bëjnë me dije se një makinë është përmbysur për shkak të stuhisë dhe ujit në rrugë .duke shkaktuar vdekjen e një personi, kurse një tjetër është në gjëndje të rëndë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 të ditës së sotme dhe dyshohet se shkak i aksidentit ishte moti i keq.
Stuhia Ciaran ka përfshirë edhe Shqipërinë gjatë mesditës së sotme duke shkaktuar dëme materiale, përmbytje dhe rrëzim të pemëve në Tiranë dhe Durrës.
“Rreth orës 13:50, në autostradën Morinë-Milot, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurat në rrugë.
Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. M., banues në Kukës, si dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi S. H., banues në Kukës, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë” njofton policia.
/albeu.com