Ambasada Amerikane ka një apel për qytetarët (FOTO LAJM)

Ambasada Amerikanë ditën e sotme ka ndarë një mesazh për të gjithë bashkëkombasit tanë të cilëve u ka bërë thirrje për vaksinim kundër virusit vdekjeprurës.

Gjithashtu Ambasada ka falenderuar punën e mjekve për ndihmën e dhënë në këtë kohë mjaft sfiduese për ta, të cilët duhet të jenë në vijën e parë të frontit duke ndihmuar qytetarët nga pandemia.

“Në Ditën Kombëtare të Punonjësve të Ndihmës Parë, ne dëshirojmë të nderojmë heronjtë të cilët rrezikojnë jetën e tyre për të na mbajtur të sigurtë, ata të cilët me guxim kanë punuar papushim përgjatë krizës së shekullit – pandemisë COVID-19. Për të nderuar sakrificën e tyre, ne mund të bëjmë pjesën tonë për të mbrojtur punonjësit e ndihmës së parë dhe komunitetet tona duke u vaksinuar për COVID-19”, shkruan Ambasada në faqen e saj në Facebook./albeu.com/