Stuhia me erë të fuqishme shkakton kaos në Britani të Madhe

Një stuhi goditi Britaninë dhe Irlandën të premten (18 shkurt) me erëra rekorde afër 200 kilometra në orë duke ndërprerë energjinë për dhjetëra mijëra njerëz.

Stuhia ka detyruar aeroplanët të shmangin uljet, ka shkulur drunjtë dhe shkatërruar çatitë në të gjithë vendin.

Stuhia goditi Anglinë perëndimore, duke zbritur në Cornwall, ku dallgët goditën bregun, duke dërguar spërkatjeje mbi çatitë e vilave, treguan fotot e Reuters.

Në Uells, dallgët u përplasën mbi shëtitoren Aberystwyth, disa të larta sa një shtëpi.

Më shumë se 100,000 njerëz u goditën nga ndërprerjet e energjisë elektrike, ndërsa linjat u shkatërruan dhe drunjtë e lashtë u shkulën

“Stuhia Eunice është me të vërtetë një goditje,” tha meteorologu, Frank Saunders.

“Ne lëshojmë alarm të kuq të motit vetëm kur mendojmë se ka një kërcënim për jetën nga moti”, tha ai.

Zyra e Meterologjisë tha se era e fuqishme (196 km në orë) u regjistrua si një rekord për stuhinë më të fuqishme të regjistruar ndonjëherë në Angli.

Avionët u goditën aq fort nga rrymat e ajrit në disa aeroporte sa pilotët u detyruan të shmangnin uljet. Linjat ajrore anuluan dhjetëra fluturime ndërsa disa fluturime kërkuan ulje më të sigurta në aeroporte të tjera.

Alarme të tila të motit të keq në Britani janë relativisht të rralla. I fundit i lëshuar ishte në nëntor 2021.

Qeveria britanike do të mbajë një takim të reagimit emergjent për të diskutuar përgjigjen ndaj stuhisë./REL


Shtuar 18.02.2022 15:33