“Si fundi i botës”, Pekini goditet nga stuhia më e rëndë e rërës (FOTO LAJM)

Këtë të hënë Pekini u mbulua nga pluhur rëre, fenomen i cili nga zyra e motit u quajt si stuhia më e rëndë e rërës në një dekadë.
Sipas mediave të huaja, stuhia shkaktoi një rritje të paparë në matjet e ndotjes së ajrit, me nivelet e ndotjes në disa rrethe me 160 herë më të lartë se kufiri i rekomanduar.

BBC bën me dije se qindra fluturime janë anuluar pasi qielli u kthye në një mjegull pluhuri me pamje apokaliptike.
Supozohet se rëra erdhi nga erërat e forta nga Mongolia, një vend që po përjeton stuhi të rënda rëre, të cilat tashmë kanë shkaktuar 6 të vdekur deri më tani dhe dhjetëra të zhdukur.

“Duket si fundi i botës”, tha banorja e Pekinit, Flora Zou për agjencinë e lajmeve Reuters. “Në këtë lloj moti, unë me të vërtetë, nuk dua të jem jashtë”.

 

“Duket si fundi i botës”/ Pekini goditet nga stuhia më e

Shtuar 15.03.2021 11:03

Tags: ,