Stuhia “Ciaran’ ka shkaktuar dëme të mëdha në të gjithë vendin. Reshjet e dendura të shiut në Pukë kanë shkaktar shembjen e një kabine elektrike, e cila ka qenë e dëmtuar më parë.
Mësohet se objekti është shembur duke zënë poshtë transformatorin. Ndërkohë, punonjësit e OSHEE po tentojnë ndërhyrjen, por është e pamundur për shkak të reshjeve të shiut.
Si pasojë e motit të keq shumë fshatra në juglindje të vendit kanë mbetur pa energji elektrike, si dhe janë përmbytur shumë akse rrugore në të gjithë Shqipërinë.