Stuhi shiu dhe ere në Kosovë, probleme në disa qytete

Prishtina Weather paralajmëroi një stuhi e cila do ti afrohej Kosovës ditën e sotme e cila vinte nga Bosnja dhe Serbia, ku thuhej se do të shoqërohej me reshje të mëdha të shiut dhe erëra të forta.

Një parashikim i tillë i motit ka dalë i saktë, pasi reshje të shumta shiu dhe rebeshe kanë pushtuar të gjithë Kosovës. Në Prishtinë ka patur reshje të mëdha shiu të cilat kanë krijuar disa probleme në rrugën e qytetit. Reshjet e shiut kanë përfshirë edhe Suharekën ku disa rrugë janë bllokuar nga reshjet e shumta.

“17.06.2022, 13:45 – Një stuhi po zhvillohet tashmë orëve të pasdites nga pjesë perëndimore të Bosnjë dhe Serbia qendrore, derisa mbi vendin tonë nga Dukagjini ka zhvillime të rrebesheve të shiut.  Orëve vijuese kjo stuhi po parashihet të kaloj mbi vendin tonë, me mundësi që lokalisht të sjellë reshje më të mëdha të shiut, breshër apo edhe hove të erës edhe mbi 15m/s (60km/h)”, thuhej në njoftimin e PW./albeu.com


Shtuar 17.06.2022 18:45

Tags: , ,