Prof. Dr Irakli Koçollari, sjell histori të rralla dhe fakte të pazbuluara më parë për publikun përmes “ Alipashaida” një vepër e jashtëzakonshme.
Studiuesi dhe diplomati Irakli Koçollari, tregon në emisionin “Mes dy botëve”, se Ali Pasha, u kërkoi kancelarive botërore shkëputjen nga Perandoria Osmane të trojeve shqiptare dhe se ky projekt ishte shumë afër realizimit.
“Greqia në thelb para revolucionit kishte pasion për t’u bërë si Europa dhe u bë e tillë nga europianët. Ndoshta premisat në atë kohë të zhveshur nga identiteti nacional, shqiptarët kanë qenë më afër me Ali Pashën, mirëpo ai kujtim dhe ajo nostalgji e të gjithë qaqeve intelektuale dhe politike eduropiane për Greqinë e lashtë, artin e lashtë grek etj, ata neohelenistët kërkuan ta ringrinin Greqinë dhe kështu erdhën dhe shkuan dhe e ndihmuan nga afër në ngritjen.
Në atë kohë Ali Pasha, ka kërkuar tek dy fuqi të mëdha që të shkëputet. Ai ka pasur shumë lidhje interesnate në rrethet ushtarake dhe politike britanike, të cilat i krijoi që në territor. Njërin prej tyre që e kishte mik të afërt, Hamilton, nga një diplomat i thjeshtë që e kishte ftuar dhe këmbyer mendime bëhet ministër i Jashtëm i Britanisë. U ka kërkuar dhe projektin për shkëputje dhe i ka thënë të lutem shtroje në kabinetin qeveritar. Është shtruar në kabinetin britanik.
Në 1816 Hamilton i thotë në parim qeveria britanike është për shkëputje, por në atë kohë ishte bërë Konferenca e Vjenës. Pas dështimit të Bonapartit dhe Turqia po përjetonte një krizë të thellë dhe ishin gati zhvillime të reja kufijsh, Konferenca e Vjenës tha të mbeten të paprekura kufijtë e Perandorisë Omsna në Ballkan”. Hamilton thotë: “Ne jemi dakord t’ju mbështesim për shkëputjen dhe krijimin e një shteti, por tani për tani nuk mund të bëhet sepse ishte marrë vendimi.
Por duke ndjekur zhvillimet ne në parim jemi dakord”. Në1818 ai kishte tre vjet që defacto e kishte bërë fakt shkëputjen, nuk paguante as taksa, kishte larguar nënpunësit e administratës, kishte përgatitur infrastrukturën që ishte me shqiptarë dhe grekë”, shprehet Koçollari që ka botuar së fundi librin e tij “Alipashaida”, duke qenë një ndër njohësit më të mirë të Ali Pashë Tepelenës.