STUDIMI/ Varianti “Delta Plus” i Covid mund të jetë më i transmetueshëm

Sipas ekspertëve në Mbretërinë e Bashkuar, varianti “Delta Plus” mund të përhapet me lehtë se varianti Delta. Agjencia britanike e Shëndetësisë (UKHSA), theksoi se Delta Plus nuk është një variant me interes apo shqetësues, dhe për këtë arsye nevojiten më shumë të dhëna, shkruan BBC

Nuk ka ende asnjë provë që varianti mund të shkaktojë sëmundje më të rëndë. Varianti Delta megjithatë mbetet “varianti më dominues për sa i përket qarkullimit global”, sipas OBSH. Ndërkohë shkencëtarët janë të bindur se vaksinat ekzistuese janë efektive ndaj varianteve në qarkullim.

Edhe pse Delta ende përbën shumicën e rasteve me  Covid në Mbretërinë e Bashkuar, rastet e “Delta Plus” ose AY.4.2 gjithashtu kanë shënuar rritje. Të dhënat e fundit zyrtare sugjerojnë se 6% e rasteve me Covid janë varianti “Delta Plus”, raporton abcneës.al

Ka mijëra lloje të ndryshme – ose variante  të Covid-it që qarkullojnë në të gjithë botën. Viruset pësojnë mutacion gjatë gjithë kohës, kështu që nuk është për t’u habitur  shfaqja e varianteve të reja.

AY.4.2 është një “degë”e  Delta që përfshin disa mutacione të reja që prekin proteinën “Spike”, të cilën virusi e përdor për të depërtuar në qelizat tona. Mutacionet – Y145H dhe A222V – janë zbuluar në variante të ndryshme të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë.

Disa raste janë identifikuar edhe në SHBA. Mbretëria e Bashkuar  ka miratuar tashmë dozën përforcuese të vaksinës Covid për personat më të rrezikuar. Dr Jenny Harries, Shefja e Ekzekutive e UKHSA, tha: “Këshillat për shëndetin publik janë të njëjta për të gjitha variantet aktuale. Vaksinohuni dhe merrni dozën tuaj të tretë ose përforcuese.

“Tregohuni të kujdesshëm. Mbani maskat në hapësirat e mbushura me njerëz dhe në ambientet e brendshme, hapni dritaret dhe dyert për të ajrosur dhomën.

Nëse keni simptoma bëni një test PCR dhe izolohuni në shtëpi derisa të merrni përgjigjen e testit”, shprehen ekspertët./abcnews.al/


Shtuar 23.10.2021 11:04