Studimi: Kombinimi i vaksinave të ndryshme jep mbrojtje të mirë kundër Covid-19

Përzierja e vakisnave të ndryshme anti-Covid, jep një mbrojtje të mirë kundër virusit, ka zbuluar një studim në Mbretërinë e Bashkuar.

Eksperimenti Com-Cov tregoi se marrja e vaksinës Pfizer në dozën e parë dhe AstraZeneca në dozën e dytë, ose njëra prej tyre e ndjekur nga tjetra, ka efikasitet.

Në eksperiment, të gjitha kombinimet funksionuan mirë, duke forcuar sistemin imunitar, informon albeu.com.

Kjo gjetje, sipas ekspertëve, mund të ofrojë fleksibilitet për përdorimin e vaksinave.

Disa vende tashmë po përdorin doza të përziera. Spanja dhe Gjermania po ofrojnë vaksinat Pfizer ose Moderna mRNA si një dozë e dytë për të rinjtë që kanë marrë tashmë një dozë të parë të vaksinës AstraZeneca, pas shqetësimeve në lidhje me mpiksjet e rralla, por serioze të gjakut, sesa për efektshmërinë./albeu.com

Shtuar 28.06.2021 17:52